..::Menyja::.. |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Sa vlen kjo monedhë nëse do të këmbehej? Plot 100 mijë euro. Monedha e arit është prodhuar nga flori 24 karat nga kompania "Austrian Mint". Monedha mban një replikë të hollit të famshëm të Orkestrës Filarmonike të Vjenës nga njëra anë dhe të instrumenteve nga ana tjetër. Nga kjo kompani janë krijuar vetëm 15 disqe prej 24 karatësh, 37 centimetra në diametër.
--------------------------------------------------------------------------------
Anija transportuese më e madhe në botë
Kjo është një anije që transporton një tjetër anije. Anija "MV Blue Marlin" që transporton pesha të rënda dhe gjysmë e zhytur dhe motra e saj "MV Blac Marlin" janë ndërtuar të transportojnë turjela vaji. Kjo anije transportuese me një kuvertë të hapur është fotografuar duke mbajtur "USS Cole", një tjetër anije e dëmtuar nga një bombë në Yemen.
--------------------------------------------------------------------------------
Pesha më e rëndë e ngritur me gjuhë
Me siguri nuk e kishit dëgjuar ndonjëherë, por ekziston një rekord botëror për peshën më të rëndë të ngritur me gjuhë. Po, po e lexoni mirë. Më 11 shtator të vitit 2004, njeriu që një herë ka kapërdirë një hanxhar kasapi, ngriti rreth 10 kilogramë me një grep kasapi që e kishte kaluar në gjuhë.
--------------------------------------------------------------------------------
Familja më e madhe e zhonglerëve
Titullin e familjes më të madhe të zhonglerëve në botë e mban familja me 13 anëtarë, Boehmer. Prindërit e familjes thonë: "Të jesh një familje e madhe do të thotë të bësh disa detyra njëherësh, të bësh darkën ndërkohë që ndihmon fëmijët me detyrat, lidh një gju të vrarë". Gjithçka filloi 22 vite më parë me një libër zhonglerësh dhe shumë kohë të lirë.
--------------------------------------------------------------------------------
Monedha më e madhe në botë
Nëse monedha e arit ju duket e madhe, nuk është asgjë në krahasim me monedhën e ishullit të vogël, Yap, në perëndim të Hauait, ku gurë më të mëdhenj se rrota e traktorit përdoren si mjet këmbimi. Me qindra gurë gjigandë të tillë qëndrojnë të mbështetur pranë shtëpive, apo të fshehur mes pemëve dhe gëmushave. Ato janë shekullore dhe vlejnë me mijëra dollarë.
--------------------------------------------------------------------------------
Kungulli më i madh në botë
Larry Checkon vendosi një rekord të ri botëror për kungullin më të rëndë të rritur ndonjëherë. Ky përbindësh është 667 kilogramë i rëndë. Në konkursin e përvitshëm të perimeve më të çuditshme ishte e pranishme edhe lakra më e madhe në botë, e rritur nga fermeri Bernard Lavery. Ai mban 10 rekorde botërore të fruta dhe perimeve më të rënda në botë
--------------------------------------------------------------------------------
Ekuilibri më i rëndë në kohë
John Evans ka një talent të veçantë. Ai ka një ekuilibër të jashtëzakonshëm, por edhe një forcë edhe më të madhe. Talentin e tij e përdor për të dhënë shfaqje në të gjithë botën. John mban më shumë se 30 rekorde botërore për ekuilibrimin e gjërave me kokë. Në këtë foto ai mban në kokë një makinë një tonësh për disa sekonda.
Kanada, grabit makinën bashkë me beben në gjumë
Një hajdut makinash në Montreal njoftoi policinë për keqbërjen që sapo kishte kryer, kur zbuloi një bebe në gjumë në ndenjësen prapa automjetit.
--------------------------------------------------------------------------------
Një hajdut makinash në Montreal njoftoi policinë për keqbërjen që sapo kishte kryer, kur zbuloi një bebe në gjumë në ndenjësen prapa automjetit. Nëna e kishte lënë vajzën 14 muajsh në gjumë në automjetin sportiv me motorin ndezur, ndërsa ishte ndalur të vizitonte motrën në lagjen Outremont të Montrealit. Disa momente më vonë, një burrë hipi në ndenjësen e shoferit dhe u largua duke shkelur gazin, vetëm për ta braktisur automjetin disa lagje më tej, atëherë kur njoftoi policinë nga një telefon publik. Policia e gjeti vendndodhjen e automjetit sportiv me vajzën e vogël ende në gjumë brenda saj.
--------------------------------------------------------------------------------
2-Nissan", makina që tregon nëse shoferi ka pirë para se ta ndezë motorin
Një makinë e re, e cila është në gjendje të dallojë nëse shoferi është i pirë apo jo, është konceptuar nga prodhuesit japonezë. Sensorët e gjurmimit të alkoolit në makinën Nissan kontrollojnë frymëmarrjen, djersën dhe vetëdijen e shoferit, dhe vënë në alarm sistemin e lundrimit, madje duke e fikur makinën, nëse është e nevojshme.
--------------------------------------------------------------------------------
Sensorët e erës të vëna në ndenjëset e pasagjerit dhe të shoferit lexojnë nivelin e alkoolit, ndërsa një detektor në dorezën e marshit mat djersitjen në palmën e shoferit kur ai ndez motorin. Prodhues të tjerë që kanë sisteme gjurmimi të tillë janë "Vovlo" e Suedisë, teknologjia e së cilës funksionon nëse shoferi fryn një tub në rripin e sigurimit para se ai të ndezë motorin. Por makina "Nissan" ka një kamera që monitoron vigjilencën duke skanuar sytë. Ai arrin të dallojë edhe mënyrën si shoferi i bie borisë dhe nëse vë re diçka të pazakontë, një mesazh zanor në anglisht apo japonisht thotë se shoferi duhet të ndalë dhe të pushojë. Teknologjia e makinës është ende në zhvillim, por menaxheri i përgjithshëm, Kazuhiro Doi thotë se kombinimi i sistemit të gjurmimit do ta ruajë më së miri personin që është prapa rrotës.
Kuriozitete, Botë e çuditshme
--------------------------------------------------------------------------------
Zbuluesi i parë i fonografit (gramafonit të mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison, në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të shpikte një incizues diktimi për në zyrë. Fonografi kishte formë cilindri deri në vitin 1887, kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakëfonografin, i cili u zhvillua në një medium artistik.
***
Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SHBA, kur më 24.01.1848 një pronar i një punëtorie të drurit dhe shoku i tij zbuluan ar në Sacramento (sot Kalifornia). Një vit më vonë vërshuan mbi 80 mijë gjurmues ari, të ashtuquajtur forty niners. Në vitin 1853, numri i tyre arriti mbi 250 mijë.
***
Merlin Monro, ekzaktësisht Norma Jean Mortenson, e lindur më 01.06.1926, në fëmijërinë e saj ndërroi 12 familje.
***
Si antibiotik natyror kinezët përdorin kivin. Kivi e forcon sistemin e imunitetit, duke i shumuar qelizat mbrojtëse deri në dymbëdhjetë herë.
***
Ushtari japonez Teruo Nakamuro, 30 vjet pas përfundimit të luftës (u gjet në pyjet e pashkelura), nuk dinte asgjë për përfundimin e luftës.
***
Sikur nga ujërat e deteve dhe oqeaneve të nxirrej kripa, me të do të mbulohej e gjithë sipërfaqja e tokës sonë me një shtresë prej rreth 130 metrash.
***
Për herë të parë, koncepti i sinusit dhe i kosinusit në trigonometri është futur nga shkencëtari arab Batani. Tabelën e parë të sinuseve e bëri Hasan El Marakeshi më 1299-n.
***
Sinani, arkitekti i madh shqiptar (1489 1588), gjatë gjithë jetës së tij ndërtoi 355 ndërtesa apo komplekse: 81 xhami të mëdha, 50 dhoma faljeje, 62 medrese, 19 mauzoleume, 17 tregje, 3 spitale dhe 7 ujësjellës. Kryevepra e tij është xhamia Selimije e ndërtuar në vitin 1522. Në bazë të projekteve të tij ndërmjet vitit 1609 dhe 1617 u ndërtua Xhamia Blu.
***
Nervi optik i syrit përbëhet nga 500 mijë fije, të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës arrijnë gjatësinë prej 60 kilometrash.
***
Në mjedis të hapur, kur nuk fryn erë, zëri i njeriut mund të dëgjohet 200 metra larg.
***
Në vitin 1795 një nëpunësi në Berlin i lindi ideja që shtëpitë në qytet të shënoheshin me numra, kurse emërimi i rrugëve është bërë shumë më vonë.
***
Fjalia e parë e transmetuar nëpërmjet telefonit është: "Uaston, eja këtu". Këto fjalë u thanë nga shpikësi i telefonit Aleksandër Graham Bell, i cili thirri ndihmësin e tij Uaston. Ai e mori telefonin me numër 174465 në vitin 1876.
***
Prej kohësh njerëzit kishin vënë re se krokodilët, pasi hanin gjahun e kapur, fillonin të lotonin. Kjo dukuri të linte përshtypjen se kjo kafshë qante për prenë e ngrënë. Prandaj lindi edhe shprehja "lotët e krokodilit", që personifikojnë hipokrizinë e njerëzve të ligj. E vërteta është se krokodilit nuk i vjen keq për kafshën e ngrënë, por është gjëndra e kripës ajo që prodhon lotët. Pasi krokodili ka ngrënë kafshën, fillon veprimin gjëndra e kripës, që ndalon sasinë e tepërt të kripës, e cila del jashtë në formën e pikave të lotëve.
Nga japonezi që ka tri dekada pa gjumë, e deri te francezi që ha gjithçka gjen
--------------------------------------------------------------------------------
Edhe çuditë nuk kanë të sosur
Kush janë dhjetë njerëzit e konsideruar si "më të çuditshmit e më të çuditshmëve"
Nëse mendoni se jeni të çuditshëm, se sjellja juaj konsiderohet si absurde nga ata që ju rrethojnë, apo keni anomali të ndryshme, atëherë duhet të lexoni patjetër për këta njerëz. Dhjetë personat e listuar janë konsideruar si "të çuditshmit e më të çuditshmëve". Njerëz të tillë, rrallë gjen mbi tokë. Pasi të keni lexuar për secilin prej tyre, do të ndiheni shumë më mirë për veten dhe nuk do t‘ju bëjë përshtypje ajo që të tjerët mendojnë. Pjesa më e madhe e tyre e dinë që janë të ndryshëm, që konsiderohen si të sëmurë mendorë nga një kategori e caktuar, por nuk lejojnë që ky fakt t‘i dekurajojë. Ata e konsiderojnë çuditshmërinë e tyre si talent, dhunti. Për t‘u theksuar është se të gjithë këta janë meshkujt
--------------------------------------------------------------------------------
Ngoc: Tri dekada pa gjumë
64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.
--------------------------------------------------------------------------------
Bhgat: Mban vëllain binjak në stomak
Sanoju Shagat dikur ka pasur një stomak të fryrë, që dukej sikur ishte nëntë muajsh shtatzënë dhe merrte frymë me vështirësi. Indiani Shagat thotë se është ndjerë i ndërgjegjshëm gjatë gjithë jetës së tij se kishte bark jashtë normales. Por një mbrëmje, në qershor të vitit 1999, problemi i tij u përkeqësua edhe më shumë. Doktorëve iu desh të nxirrnin nga stomaku i tij trupin e vëllait binjak. Ai vuante nga një anomali ndër më të çuditshmet në botë, fetusi brenda fetusit. Një anomali e rrallë, ku fetusi i zënë kurth mbijeton dhe rritet derisa doktorët të ndërhyjnë
--------------------------------------------------------------------------------
Hokoi: 28 vite i fshehur pas Luftës së Dytë Botërore
Shoichi Yokoi ishte një ushtar i ushtrisë perandorake japoneze më 1941-n dhe u dërgua në Guam menjëherë pas atij viti. Në vitin 1944, forcat amerikane ripushtuan ishullin dhe Yokoi u fsheh. Në janar të vitit 1972, ai u zbulua në një pjesë të largët të ishullit Guam nga dy banorë të ishullit. Për 28 vite ai qëndronte i fshehur në një shpellë në xhungël, pasi kishte frikë të dilte, edhe pse kishte gjetur broshura që shkruanin se Lufta e Dytë Botërore kishte mbaruar. "Më vjen shumë turp që jam kthyer i gjallë nga lufta", tha ai kur u kthye në Japoni, me pushkën ndryshkur ende mbi shpatulla.
--------------------------------------------------------------------------------
Mehkan: Jeton në aeroport që në vitin 1988
Mehkan Karimi Nasseri, i njohur si Sur Alfred Mehkan, është një refugjat iranian, i cili po jeton në sallën e pritjes së terminalit të aeroportit "Sharl de Gol" që më 8 gusht të vitit 1988. Pasi u burgos, u torturua dhe u dëbua nga vendi i tij, ai kërkoi azil në shumë vende evropiane, por pa fat. Ai vendosi të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar, por ata e kthyen në aeroportin "Sharl de Gol", pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur. As në Francë nuk mund të vërtetonte statusin e refugjatit, prandaj u zhvendos në zonën e pritjes, aty ku rrinë udhëtarët pa dokumente.
--------------------------------------------------------------------------------
Mitsuo: Jezus Krishti japonez
Matayoshi Mitsuo është një politikan japonez, i bindur se është perëndia dhe Krishti. Sipas programit të tij, ai do të kryejë gjykimin e fundit si Krishti, por mënyra për ta bërë këtë është brenda sistemit të tanishëm politik dhe ligjshmërisë. Hapi i parë si shpëtimtar është të zgjidhet Kryeministri i Japonisë. Pastaj do të reformojë shoqërinë japoneze dhe më pas Kombet e Bashkuara duhet t‘i ofrojnë nderin të bëhet Sekretar i Përgjithshëm. Pastaj Jezusi Matayoshi do të sundojë në të gjithë botën me dy autoritete legjislative, fetare dhe politike.
--------------------------------------------------------------------------------
Bawden: Papa i vetzgjedhur Michael I, nga Kansas
David allen Bawden (lindur më 1959) është një qytetar amerikan, i cili është zgjedhur Papa Michael I, nga një grup prej gjashtë konklavistësh apo katolikësh post-sedevakantiste. Ai argumenton se zgjedhjet e fundit të gjashtë papëve kanë qenë të pavlefshme për shkak se ata janë të gjithë modernistë. Sedevakantistët argumentojnë se nëse kolegji i kardinalëve nuk mund të zgjedhë një papë të vlefshëm, atëherë katolikët e zakonshëm mund ta bëjnë, nën një parim të quajtur "epikeia", barazi.
--------------------------------------------------------------------------------
Bihari? 18 vjet i vdekur për shtetin
Lal Bihari, i lindur në vitin 1961, është një fermer nga Uttar Pradesh, Indi, i cili ka qënë zyrtarisht i vdekur nga viti 1976 deri më 1994-ën. Ai themeloi "Mritak Sangh" ose "shoqërinë e të vdekurve" në Urtar Pradesh, Indi. Ai luftoi me burokracinë e qeverisë indiane për 18 vjet, për të provuar se është ende gjallë. Kur Lala Bihari kërkoi të aplikonte për një hua në bankë në vitin 1976 , ai zbuloi se ishte zyrtarisht i vdekur. Xhaxhai i tij i kishte dhënë ryshfete një zyrtari në qeveri që ta deklaronte atë të vdekur, me synimin për të marrë pronësinë e tokës së Biharit. Ai zbuloi edhe 100 njerëz të tjerë në situatën e tij, të cilët ishin deklaruar zyrtarisht të vdekur. Sot ajo shoqëri ka 20 mijë anëtarë në të gjithë Indinë. Deri në vitin 2004, ata arritën të deklaronin 4 prej katër anëtarëve të tyre të gjallë. Në vitin 2004 ai kandidoi për një vend në Parlament në Lla Ganj.
--------------------------------------------------------------------------------
Icke: Shpëtimi vjen nga humanoidët
David Icke është një ish-lojtar profesionist futbolli, prezantues i emisioneve sportive në BBC dhe zëdhënës i Partisë së Gjelbër britanike kombëtare. Që në vitin 1990, ai ka qenë një "hetues me kohë të plotë i asaj dhe atyre që kontrollojnë botën, zvarranikët". Ai vishet vetëm me ngjyrë të bruztë dhe pohon se bota është drejtuar nga një grup sekret i quajtur "Elita", një racë humanoidësh zvarranikë, të njohur në kohët e lashta si "Vëllazëria babilonase" dhe shumë prej njerëzve më të rëndësishëm e kanë prejardhjen prej tyre, përfshirë edhe George W. Bush, mbretëresha Elizabeta II dhe Kris Kristofferson. Ai është autor i 15 librave, ku shpjegon pikëpamjet e tij. Pas një leksioni prej 5 orësh, ai mori mjaft brohoritje në Universitetin e Torontos, në vitin 1999.
--------------------------------------------------------------------------------
Nakamatsu: Fotografon çdo vakt 34 vjet
Yoshiro Nakamatsu (lindur më 26 qershor 1928) ose doktor Nakamats, është shpikësi japonez që pohon se mban rekordin për numrin më të madh të shpikjeve, përfshirë disketën e kompjuterit dhe këpucët elastike "Pyon Pyon". Ai ka fotografuar duke analizuar çdo vakt që ka konsumuar vetë gjatë një periudhe prej 34 vitesh. Synimi i Nakamatsut është të jetojë gjatë dhe t‘i kalojë 140 vitet e jetëgjatësisë në tokë.
--------------------------------------------------------------------------------
Lotito: Zoti që i ha të gjithë
Michel Lotito (lindur më 15 qershor 1950) është një prezantues francez. Lotito, i cili ka lindur në Grenoble, është i famshëm pasi ha çfarë t‘i dalë përpara. Njihet si "zoti që i ha të gjitha". Gjatë shfaqjeve të tij, ai ha metal, xham, gomë dhe artikuj të tjerë si biçikleta, televizor dhe gjithçka tjetër. Nga viti 1978 deri më 1980 ka ngrënë një aeroplan të tërë. Filloi të hante materiale të pazakonta kur ishte fëmijë dhe që nga viti 1966 ka programet e tij televizive. Lotit, nuk vuan shpesh për shkak të dietës së tij, madje as kur konsumon materiale helmuese. Muret e stomakut janë dyfish më të trasha dhe acidet tretëse shumë herë më të fuqishme. View High Resolution
Order Prints & Gifts
Create Your Own Site
|
|
|
|
|
|
|
|
Sot kemi pasur 10 visitors (15 hits) Në këtë web faqe. |
|
|
|
|
|
|
|